“Times Square”, dy të arrestuar në Boston

13/05/2010 18:00

Dy persona janë ndalur në zonën e Bostonit në kuadër të hetimeve mbi atentatin e dështuar në Times Square të Nju Jorkut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave kontrolle janë ushtruar në vecanti në zonën e Uotërtaunit, një periferi e Bostonit.

Nga hetimet kanë dalë të dhëna dhe prova në ngarkim të personave të dyshuar, deklarojnë burimet.

Ndërkohë, FBI bën të ditur vetëm se dy personat janë ndaluar për shkelje të ligjeve mbi emigracionin.

Top Channel