Tripoli, më shumë se 60 holandezë në avion

12/05/2010 14:35

Në bordin e avionit të rrëzuar sot në Tripoli, ndodheshin më shumë se 60 shtetas holandezë.

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencitë e organizimit të udhëtimit, bëhet fjalë për rreth 60 holandezë, mes të cilëve ndodheshin edhe dy fëmijë, një prej të cilëve mbijetoi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, kutia e zezë është gjetur. Turistët do uleshin në Tripoli për të marrë avionin drejt Brukselit dhe Dyseldorfit.

Top Channel