Operacion antiterrorist, 5 të ndaluar në Europë

12/05/2010 22:35

Një hetim mbi celulat terroriste islamike ka çuar në prangosjen e pesë personave në gjithë Europën.

Lajmi njoftohet nga “Eurojust”, organizmi europian për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, ku saktësohet se të pestë personat janë ndaluar në Itali, Francë e Britani të Madhe.

Sipas të njëjtave burime baza e organizatës ndodhej në Milano të Italisë, ku edhe u ndaluan dy persona. Që të pestë të arrestuarit akuzohen për financim të një rrjeti terrorist.

Top Channel