SHBA: Shehzad kërkoi ndihmë nga talebanët pakistanezë

11/05/2010 05:00

Hetuesit amerikanë kanë arritur të zbulojnë se autori i sulmit të mbetur në tentativë në “Times Square” të Nju Jorkut, Fajsal Shehzad udhëtoi në Pakistan për të kërkuar ndihmë tek talebanët vendas për përgatitjen e sulmit me bombë.

“Çështja është nëse ai udhëtoi në Pakistan për të kërkuar ndihmë apo ra në kurthin e talebanëve? Mesa duket nga provat, Shehzad shkoi në Pakistan për të kërkuar ndihmë për sulmin. Ai e kishte planifikuar sulmin kur mbërriti atje”, deklaroi për CNN një anëtar i grupit hetimor i cili preferoi të mbetej anonim.

Deklarata ka ardhur pas asaj të lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Krouli ditën e hënë ku ai tha se talebanët pakistanezë ndihmuan Shehzad me materiale dhe mbështetje për ekzekutimin e sulmit në Nju Jork.

Top Channel