Pentagoni: Asnjë diskutim për bazën e Napolit

11/05/2010 16:40

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka bërë të ditur se marina ushtarake amerikane nuk është e përfshirë në asnjë diskutim për mbylljen e bazës së Napolit.

“Nuk kemi asnjë informacion që të konfirmojë këtë hipotezë. Mbyllja e bazave ushtarake amerikane është një vendim që merret në instancat më të larta të qeverisë amerikane, në koordinim me vendet pritëse dhe në lidhje më marrëveshjet ekzistuese”, është shprehur një zëdhënës i departamentit.

“Theksojmë se nuk është duke u zhvilluar asnjë diskutim në lidhje me bazën e Napolit”, shtoi ai.

Top Channel