Nafta, kompanitë cojnë përplasjen në Senat

11/05/2010 12:45

Kompanitë që menaxhojnë naftën në Gjirin e Meksikës do ta cojnë konfliktin e tyre në Senatin amerikan, në një seancë të posacme që do të mbahet për katastrofën ekologjike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave kompania “British Petroleum” ka ndërmend t’i thotë Senatit se derdhja e naftës erdhi si pasojë e dështimit të kushteve të sigurisë, që kontrollohen nga kompania që bën shpimin e tokës “Transocean”.

Kjo e fundit pritet që fajin t’ia adresojë dështimit të një muri prej cementoje të ndërtuar nga një kompani e kontraktuar nga “British Petroleum”.

Ndërkohë, “BP” ka njoftuar se do të përpiqet të vendosë një kupolë të re për të ndaluar derdhjen e naftës, pas dështimit të një plani analog ditën e diel.

Top Channel