Lë grevën një tjetër grevist

11/05/2010 02:55

Një tjëtër grevist lë çadrat duke braktisur kështu grevën e urisë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.

Pak caste më parë u nis për të marrë ndihmën shëndetësore në spital grevisti Astrit Axhami nga rrethi i Kukësit.

Qytetari nga Kukësi që u dërgua me urgjencë në spital çon në 21 numrin total të grevistëve të larguar si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të ardhura nga mungesa e ushqimit.

Ndërkohë që vetëm 24 orët e fundit janë dërguar në spital 6 grevistë dhe gjëndja e shumë të tjerëve mbetët shqetësuese.

Top Channel