Laburistët: Bisedimet me liberal-demokratët, pozitive

11/05/2010 00:00

Ed Balls ministri i Arsimit në kabinetin aktual të kryeministrit Braun dhe personaliteti i lartë në Partinë Laburiste në Britani i përkufizoi si pozitive dhe konstruktive bisedimet me laburistët dhe liberal-demokratëve.

Bisedimet mes dy partive u mbajtën ditën e hënë, por të dyja partitë refuzuan të publikojnë detaje të mëtejshme mbi bisedimet.

Në Britani pas zgjedhje të 6 majit kanë nisur ethshëm bisedimet për formimin e një koalicioni që do të arrinte numrat për një mazhorancë në Dhomën e Ulët, të aftë për formimin e një kabineti të ri qeveritar.

Fillimishti partia e tretë në Britani, ajo liberal-demokrate, e udhëhequr nga Nik Kleg hapi bisedimet me konservatorët fitues të 6 majit e më pas me laburistët. Por duket se pengesë në bisedimet mes tre partive kryesore mbetet reforma zgjedhore e kërkuar me ngulm prej Kleg.

Top Channel