Irak, mbi 100 viktima nga sulmet

11/05/2010 01:50

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e sulmeve terroriste të ndërmarra ditën e hënë në Irak.

Autoritetet njoftojnë se numri i viktimave shkon mbi 100 ndërsa të plagosurit kapin shifrat e 20 personave, mjaft prej të cilëve në gjendje të rëndë, ç’ka mund të sjellë edhe përkeqësimin e mëtejshëm të bilancit tragjik.

Sulmet kanë ndodhur ndërkohë që vendi ende nuk ka zgjidhur çështjen e kryeministrit të ardhshëm, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e mbajtura më 7 mars.

Top Channel