Britani, Gordon Brown jep dorëheqjen

11/05/2010 20:50

Gordon Brown ka dhënë dorëheqjen si kryetar i qeverisë dhe si lider i Partisë Laburiste. Në këtë mënyrë i jepet mundësia konservatorit David Cameron të bëhet kryeministër.

Vendimi është marrë pas dështimit të negociatave mes laburistëve dhe liberal-demokratëve për krijimin e një koalicioni qeverisës në Britani.

Laburistët e pranuan se përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i mundësonte qëndrimin në pushtet, përfunduan pa sukses.

Tani, rruga duket e lirë për një pakt mes Nick Clegg dhe Cameroon-it, që do t’i jepte këtij të fundit postin e kryeministrit.

Top Channel