BE: Kriza nuk ndihmon integrimin

11/05/2010 21:05

Greva e urisë dhe situata aktuale politike në vend është diskutuar në Këshillin e Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.

Qëndrimi i Brukselit u përsërit dhe në deklaratën e përbashkët pas takimit me palën shqiptare. “Jam i shqetesuar ashtu si dhe miku im spanjoll Diego per situaten e brendshme politike, boshllekun per gjetjen e nje zgjidhjeje dhe per greven e urise qe po agravon situaten. Kjo nuk e ndihmon aspak dhe nuk eshte ajo qe pritej nga vendi qe po perparon ne njefare menyre ne marredheniet me Bashkimin Europian”, shprehet komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Stefan Fyle.

Ndërkohë, sekretari spanjoll i Shtetit, Diego Lopez Garrido shtoi: “Une duhet te respektoj te gjitha sjelljet dhe vendimet personale por mesazhi im ndaj njerezve ne Shqiperi dhe te gjithe spektrit politik do te ishte se rruga ne te cilen Shqiperia mund te zgjidhe problemet eshte, ne opinionin tim, Europa, integrimi i tyre ne familjen europiane dhe ne Bashkimin Europian. Perspektiva europiane per Shqiperine eshte rruga e vertete per te zgjidhur problemet. Per kete arsye une dua te perseris se nje demokraci funksionale, nje parlament qe punon sic duhet, eshte menyra me e mire per te deshmuar pjekurine politike dhe pjekurine demokratike te Shqiperise”.

Në këtë vijë mendimi ka vijuar të komentojë edhe Fyle. “Une nuk do te shtjelloj se cfare duhet bere dhe une nuk do te interpretoj qendrimet e partive dhe une nuk do te luaj rolin e ndermjetesuesit ne ate proces. I takon institucionit politik ne Shqiperi te tregoje pjekuri dhe une mendoj se te gjitha instrumentet per te cilat politikanet ne Shqiperi kane nevoje per te zgjidhur situaten, jane aty. Ata e dine se kane mbeshtetjen tone dhe durimin tone, megjithese durimi yne per njerezit qe dergohen ne spital pas greves se urise perben nje fenomen te cuditshem. Une i referohem tre elementeve, se pari kushtetutes, se dyti institucioneve demokratike dhe se treti gjykatave kompetente. Dhe te tre keto elemente une shpresoj se do te lidhen ngushte me aspiratat pro-europiane qe ndajne te gjitha partite politike ne Shqiperi”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, sipas të cilit, ka hapësira për një kompromis. “Ndermjet transparences dhe respektit ndaj kushtetutes, ekziston hapesira e nevojshme per te gjetur kompromis, ne menyre qe t’u adresohemi te gjitha kerkesave te ngritura nga opozita. Edhe nje here me vjen keq per greven e urise, qe edhe une e kam bere vete kur kodi elektoral do miratohej”, tha ai.

Ne takim jane diskutuar dhe ceshtje te tjera qe lidhen me integrimin europian te vendit. Deklarata e perbashket perserit ashtu sikunder dhe qendrimi i 27 vendeve anetare se, sfida kyce per vendin mbeten forcimi i shtetit ligjor, lufta ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, funksionimi i duhur i institucioneve shteterore, ku theksohet ne vecanti per gjyqesorin. Permendet gjithashtu pavaresia e administrates dhe e medias si dhe progresi per liberalizimin e vizave. “Propozimi i Komisionit ka mbetur vetem per t’u formuluar por kushtezimi per Shqiperine dhe Bosnjen qendron pasi Komisioni ka besimin se te dyja vendet, brenda nje periudhe kohe te aresyeshme, do te jene te afta te permbushin pjesen e mbetur te detyrave te shtepise”, nenvizoi Fyle.

Nga ana tjeter Meta shtoi: “Ekzistojne disa ceshtje qe Qeveria Shqiptare do t’i adresoje edhe pas liberalizimit te vizave per periudha afatmesme dhe afatgjata, si lufta ndaj korrupsionit, krimit te organizuar e sfida te tjera”. Ky ishte takimi i dyte i Keshillit te Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi qe pas hyrjes ne fuqi te MSA-se ne 1 prill 2009. Ne krahasim me vitin e kaluar, kete here eshte shtuar vetem shqetesimi per mungesen e dialogut politik, pasi perseriten te njejtat sfida per Shqiperine.

Top Channel