Zgjedhjet ne Istog, Rugova fitues
10/05/2010 10:20
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Istog, sipas të cilave fitues është kandidati i LDK-së, Haki Rugova me 76% të votave.
KQZ bëri të ditur se nga gjithsej 39.307 votues, në zgjedhje kanë dalë 11.409 qytetarë me të drejtë vote ose 29.03%.
Ndërsa sipas rezultateve paraprake, ben te ditur Telegraf, kandidati i PDK-së, Shasivar Haxhiaj, ka fituar 2.643 vota ose 24%, ndërsa kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka fituar 8.406 vota ose 76%.
Top Channel