Turizëm me diktaturën?

10/05/2010 20:40

Në 45 vjet komunizëm u ngritën burgje e kampe në çdo cep të Shqipërisë. Mijëra vetë provuan qelite e errëta, mijëra të tjerë u vranë, të tjerë u internuan u rrahën, u torturuan, u përdhosën.

Në 45 vjet Shqipëria provoi diktaturën më të egër në Europë. Një histori dhimbjeje, vuajtjeje, mbijetese, një histori lufte. Një histori të cilës sot nuk po i mbetet asnjë gjurmë, duke e lënë të zhduket ngadalë sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Nga jugu ne veri, dhjetra burgje e kampe pune e internimi u ngriten dhe u moren jeten mijera njerezve nga disidentet e mirefillte te politikes, rivalet e diktatorit e deri tek njerezit e thjeshte qe perfundonin ne ferrin e kampeve per nje fjale goje. Keto burgje famkeqe kane mbajtur izoluar nder qelite e birucat e tyre thuajse 35 mije te denuar politike burra e gra, ndersa 1 mije te tjere vdiqen ne miniera e kampe, ndersa 7 mije te tjere jane ekzekutuar me dhe pa gjyq.

Por sot gjithcka po zhduket dhe harrohet. Burgjet e kampet po rrenohen cdo dite, duke marre bashke me muret e rrezuara edhe nje pjese te dhimbshme te historise shqiptare.

Ne 20 vite demokraci asnje prej burgjeve te sistemit komunist nuk eshte rikonstruktuar. Qeveria ka projektuar kthimin e Spacit ne nje muze kombetar ne perkujtim te viktimave te komunizmit, por gjithcka eshte ende ne fazen e diskutimeve. Shpesh te huajt a turistet vijne ne Shqiperi me mendimin se do te shikojne deshmi te nje prej dikakturave me te egra ne Europe, por ne fakt vec germadhave nuk gjejne asgje tjeter, qe te tregoje se deri 20 vjet me pare ky vend ishte burgu me i madh ne kontinent.

“Ata kur vijne thone nje popull i papjekur, popull barabar qe prandaj i ka bere keto barbari dhe ndoshta prandaj eshte i denuar ti perserise keto barbari, ky eshte problemi dhe eshte shume i thjeshte”, shprehet Fatos Lubonja.

Ne dhjetra muze qe mbajne brenda deshmine e holokaustit jane ekspozuar deri edhe luget dhe kopasat e ish te burgosurvec, ne Shqiperi teli me gjemba e tullat e burgjeve perdoren per te ngritur e rrethuar shtepi banoresh perreth.

“Shkaterrimi i gjithe ketyre vendeve te kujteses te vuajtjes ne nje fare menyre zgjat vuajtjen”, thote Lubonja.

Nje vuajtje qe ne te ardhmen rrezikon te mos kete asnje autor nese nuk vihen ne jete projekte serioze qe do te perbenin nje pjese te rendesishme te identitetit kombetar qe ka te beje me historine. E ky projekt mund te perfshije krijimin e nje rrjeti te mbeshtetur ne turizmin me diktaturen. Ku vizitoret nga jashte apo brenda vendit te kene mundesine te prekin nga afer kampet dhe burgjet ne zona te ndryshme te vendit.

“Mendo tani sesa interesante eshte, qofte edhe nga pikpamja turistike te shkosh ne nje kamp perqendrimi miniere ku te burgosurit kane punuar ne miniere dhe ti ke te restauruar nje pjese te kesaj miniere, se atje miniera ka qene gjigande, ishte nje mal i tere i çpuar ku mund te futej nje qytet i madh me njerez”, shprehet Lubonja.

Ne ato muzeume sic ndodh ne cdo vend te botes, do te shtrihej historia, kultura e mbi te gjithe kujtesa, pa deformime, pa ngjyrime politike e deformime.

“Do te ishte shume mire qe ne nje vend si Spaci te ishin edhe vagonat, kandilet qe punonin, kapelet, menyra si punohej, gjithcka miniera vete te ruhej, robat e te burgosurve sesi visheshin, te ristrukturohej gjithe miniera dhe fjetorja, menca ku hanin, depot, tarraca ku behej apeli, do ishte mire dhe ndoshta sallat fjetoret e medhaja te ishin dhe ato disa te ndertuara si kane qene per te pare si flihej me kape 40 veta ne nje ambjent, eshte shume shprehese”, thote Lubonja.

Ka njerez te caktuar qe kane objektet e tyre, kujtimet e tyre aq sa kane mbetur, une personalisht kam nje pjese objektesh qe i kam ruajtur me fanatizem, jo shume cka, me vjen keq qe nuk kam ruajtur disa roba burgu pershembull, kur kemi dale ishte ajo deshira per t’i hequr ato roba burgu.

Jo vetem ne Spac por kudo, si memoriale te viktimave qe sot diskutohet vetem te demshperblehen a thua se vdekja apo vitet e humbura ne biruca mund te blihen vetem me para.

“Jane leterkembimet e te burgosurve qe duhen ruajtur qe i kane neper familje, punimet e ndryshme qe benin, une kam ca punime burgu te mijat, se aty kalohej koha ndonjehere duke gdhendur ose gervishtur gjera, drunj ose berthama pjeshke”, shprehet Lubonja.

Te arkivosh te shkuaren e hidhur nuk eshte vetem nje shenje respekti per ata mijera te burgosurve politike qe humben jetet e tyre ne gulaget e komunizmit, por eshte nje detyre e cila sa me shume kohe kalon aq me e veshtire behet per t’u permbushur.

Top Channel