Tajlandë, protestuesit: Po zgjedhjeve të reja

10/05/2010 17:40

Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë pranojnë skemën e propozuar nga qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 14 nëntor.

Por të njëjtët protestues, që prej muajsh kanë pushtuar qëndrën e Bangkokut, deklarojnë se do t’i ndalin manifestimet vetëm kur zëvendëskryeministri t’i jetë dorëzuar policisë.

“Këmishët e kuqe” pretendojnë se kryeministri dhe zëvendësi i tij janë përgjegjës për viktimat e regjistruara në protestën e 4 prillit.

Zgjedhjet jane pjesë e një plani të kryeministrit për t’i dhënë fund protestave që deri më sot kanë shkaktuar 29 të vdekur.

Top Channel