SHBA, në krye të Gjykatës se Lartë një hebreje

10/05/2010 09:30

Presidenti amerikan, Barak Obama ka emëruar një gjykatëse femër në krye të Gjykatës së Lartë.

Ajo është Elena Kagan, e lindur në Nju Jork nga një familje hebreje dhe e konsideruar një demokrate e moderuar. Kagan është diplomuar në Princeton që është i njëjti universitet ku u diplomua edhe Obama.

Gjykata e Lartë nuk ka pasur asnjëhera kaq shumë anëtare femra, pasi aktualisht anëtaret e seksit të dobët janë tre. Më parë presidenti kishte emëruar latinen e pare në krye të kësaj gjykate, Sonya Sotomayor.

Top Channel