Reja vullkanike, hapen të gjithë aeroportet

10/05/2010 12:45

Të gjithë aeroportet në Europë janë hapur pas rikthimit të resë vullkanike.

Sipas Eurocontrol, reja në Atlantikun Verior po krijon veshtirësi në udhëtimet ajrore, ndërsa BE në koordinim me Qëndrën e Sigurisë po punon për të anuluar sa më pak fluturime sepse parashikohet një tjetër rikthim i reve vullkanike.

Udhëtimet më të rrezikuara janë ato përtej oqeanit Atlantik, ndërsa fluturimet kontinentale nuk paraqesin asnjë problem. Ndërkohë, bëhet me dije se Italia mund të bllokohet sërish duke filluar që nga mbremja e nesërme.   

Top Channel