Presidenca spanjolle: Do ndihmojmë Shqipërinë

10/05/2010 20:50

Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian do të ndihmojë Shqipërinë që të dalë nga kriza e thellë politike në të cilën ndodhet.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos.

“Do të diskutoj për situatën në Shqipëri në takimin e ditës së martë me ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta”, ka deklaruar Moratinos.

Presidenca spanjolle ka deklaruar gjithashtu se është e rëndësishme që të lëvizet përpara me Shqipërinë, duke qenë se vendi aspiron të anëtarësohet në BE. “Duam që Ballkani perëndimor të bëhet një zonë e qëndrueshme”, ka deklaruar më tej diplomacia spanjolle.

Top Channel