Maroni përgënjeshtron Finin

10/05/2010 16:45

Pa u ftohur mire mikrofonet ne Tirane nga ku Kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini deklaroi se reforma mbi dhenien e nenshtetesise italiane per emigrantet do te diskutohet qe ne muajin qershor, mberriten polemikat dhe pergenjeshtrimet.

Perveç gazetave te djathta qe e akuzuan per demagogji, ne nje interviste ministri i puneve re brendshme Roberto Marini, eksponent i Lidhjes se Veriut e preu shkurt : kjo çeshtje nuk eshte ne programin e qeverise. Ai shtoi se perparesite e qeverise jane kriza ekonomike, lufta kunder mafjeve dhe çeshtjet e federalizmit.

Maroni specifikoi se ndryshe nga ç’kerkon Fini, nuk mund t’i jepet nenshtetesia italiane femijeve te emigranteve vetem sepse kane lindur ne Itali dhe se nuk mund te mendohet shkurtimi i afateve per marrjen e saj.

Ide te kundert shpreh opozita nepermjet pergjegjese per politikat e emigracionit Livia Turco.  Gjate nje forumi te zhvilluar diten e djele, ajo tha se pika themelore e ligjit te ri qe duhet te diskutohet eshte fakti qe femijet e emigranteve, femije te lindur e te rritur ne Itali, jane italiane. E per kete ligj te ri dhe per te drejten e emigranteve per te votuar ne zgjedhjet vendore, u be e ditur se se shpejti do te filloje nje beteje vete leaderi i opozites Pier Luigi Bersani

Top Channel