Lohan: Rruga e Shqipërisë është e vështirë

10/05/2010 09:05

Në Ditën e Europës, ambasadori i Bashkimit Europian Helmut Lohan deklaroi nga Durrësi se rruga e Shqipërisë për në Europë është e vështirë.

Ndonëse evitoi komentet direkte për krizen politike, Lohan la të kuptohej se moszgjidhja e saj do të ndikojë në proceset integruese të vendit.

“Shqiptarët nuk duhet të mendojnë për Europën vetëm në këtë ditë, por gjatë gjithë vitit”, theksoi Lohan. Duke folur indirekt për krizën, ai la të kuptohet se nëse nuk merr një zgjidhje sa më të shpejtë, kjo do ndikojë në procesin e statusit. Pas takimit me krerët e pushtetit lokal të Durrësit e Krujës ai vizitoi amfiteatrin e qytetit bregdetar.  

Top Channel