Korpusi i Vullnetarëve, aksion në Divjakë

10/05/2010 17:05

Parku Kombëtar i Divjakës është më i madhi që ka mbetur ende i paprekur nga shkatërrimi projektet e betonizimit masiv.

Por si kudo, edhe ky park eshte mbytur nga mbeturinat, te cilat jane hedhur aty nga njerezit qe e frekuentojne dhe baret e restorantet. Mbi 200 vullnetare punuan të dielën në Divjakë për të pastruar një pjesë të këtij parku gjigand.

Ata ishin nga Shkodra, Tirana, Durresi, Lushnja e Vlora dhe sebashku me nepunjes te bashkise dhe policise pyjore, punuan per te pastruar nje pjese te parkut dhe plazhit te madh te Divjakes.

Nje siperfaqe prej mbi 20 hektare park dhe plazh u pastruan duke larguar nga pylli e rera mbi 1500 thase me mbeturina.

Vullnetaret u larguan duke apeluar jo vetem me pune, por duke lene pas edhe mesazhin e edukates per qytetaret dhe pushtetin vendor, ne menyre qe si vendgrumbullime mbeturinash te mos sherbejne lendinat.

Top Channel