Itali, operacion anti-mafia, 19 të arrestuar

10/05/2010 08:00

19 persona janë arrestuar në Palermo për pjesëmarrje në organizatë mafioze, zhvatje, si dhe pastrim parash.

Rreth 200 agjentë të sektorit të anti-krimit të organizuar u angazhuan në operacionin e gjerë anti-mafia, i koordinuar nga prokuroria e kryeqendrës siciliane.

Hetimet kanë hedhur dritë mbi një sistem që kontrollonte shpërndarjen e tenderave të rëndësishëm për ristrukturimin e infrastrukturës, si dhe lidhjet mes Cosa Nostra-s dhe bizneseve të ndërtimit.

Agjentët e policisë kanë sekuestruar gjatë operacionit ndërmarrje, agjenci dhe prona të patundshme me vlerë qindra mijëra euro.

Top Channel