Humbja, Merkel: Jo ndryshimeve në qeveri

10/05/2010 16:20

Angela Merkel e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve në qeverinë e saj pas humbjes së pësuar në Renin Verior dhe Uestfali.

“Nuk do të ishte produktive të lija tani shtegun që kemi gjetur”, ka pohuar Merkel në përfundim të një takimi me krerët e partisë.

Kancelarja gjermane ka bërë të ditur gjithashtu se për të paktën dy vjet nuk do të jetë e mundur të ulen taksat ne Gjermani.

Top Channel