Masat për shpëtimin e shteteve, Londra kundër

09/05/2010 14:25

Europa po luan kartat e veta për të tentuar të sigurojë monedhën e vetme dhe shtetet që mund te jenë objekt i sulmeve nga ana e spekulimeve financiare.

Megjithatë Britania e Madhe refuzon të nënshkruajë për një fond evropian nga 60-70 miliardë euro, në mbështetje të monedhës evropiane.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike.

“Nuk do të marrim pjesë në fondin e shpëtimit evropian”, ka shpjeguar një diplomat britanik, që ka dashur të mbetet anonim.

Top Channel