E ndoqi në hotel dhe u larguan së bashku nga klubi i natës, 17-vjeçarja gjermane shokon: Më duket se më përdhunoi një burrë 10 vite më i madh
Hiri nga vullkani i Islandës po shkakton sërish probleme në trafikun ajror të Europës. Përveç Spanjës ku u mbyllën 19 aeroporte, tani situata duket e vështirë në lindje të Francës dhe veriun e Italise.
Në Itali, aeroportet e Milanos, Pizës dhe Firences janë mbyllur. Të hapur mbeten aeroportet e Venecias, Triestes dhe Riminit.
Sipas EuroControl prania e hirit në hapësiren ajrore italiane nuk përputhet me parametrat e sigurisë.
Në Spanjë tre aeroporte mbeten të mbyllura të dielën në mëngjes, Santiago de Compostela, Vigo dhe La Coruna.
Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe thotë se hiri mund të sjellë vonesa në fluturime ditët e ardhshme.
Mbyllja e aeroporteve në veri të Italisë, ka sjellë edhe pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit drejt Milanos dhe Pizës.
Top Channel