Gjermani, zgjedhje në Reno-Westfalia, test për Merkel

09/05/2010 13:10

Sot po zhvillohen zgjedhjet në rajonin verior të Reno-Westfalia, në Gjermani, që edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje lokale, përfaqëson një test të rëndësishëm për Merkel.

Në votim mund të ndikojë ndihma ekonomike që i është dhënë Greqisë, një akt që nuk ka pasur mbështetjen në vend.

Nëse zgjedhësit, gjithsej 13.5 milionë, do të vendosnin kundër konservatorëve dhe liberaldemokratëve të qeverisë së Landit, do t’i hiqnin mazhorancën Merkelit në Bundesrat.

Top Channel