Pakistan, realizohet me sukses testi balistik

08/05/2010 11:10

Pakistani ka realizuar me sukses një test të dy raketave balistike, në gjëndje që të mbajnë koka bërthamore.

Kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani ka deklaruar se ka ardhur momenti që komuniteti ndërkombëtar të njohë “de jure” Pakistanin si fuqi bërthamore.

Islamabadi, ka shtuar Gilani, duhet të jetë në gjëndje që të arrijë bashkëpunimin për zhvillimin e lëndës bërthamore për qëllime civile.

Top Channel