Kinë, 65 të vdekur nga moti i keq

08/05/2010 13:45

Përmbytje të rrëmbyeshme të shkaktuara nga shirat e dendura kanë shkaktuar vdekjen e 65 personave në jug të Kinës.

Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet kineze, sipas të cilave janë të paktën 9 mijë ndërtesat e shëmbura dhe 14 mijë hektarët e tokës së kultivuar të mbuluar nga uji.

Sipas burimeve, deri tani numërohen 14 të humbur, ndërkohë që personat e prekur nga përmbytjet dyshohet të jenë rreth 2 milionë e gjysmë.

Burimet shtojnë më tej se zonat më të prekura nga shirat e dendura janë Sicuani, Congking, Guizhou, Jangxi, etj.

Top Channel