Itali, reforma për nënshtetësinë

08/05/2010 17:10

Gjate vizites qe zhvilloi diten e enjte ne Tirane, kryetari i Dhomes se Deputeteve Gianfranco Fini permendi se reforma mbi dhenien e nenshtetesise italiane per emigrantet, do te diskutohet ne parlament qe ne muajin qershor.

“Megjithese mbi tekstin e propozuar nuk ka pelqim te madh”, shtoi ai duke aluduar per pengesat qe mund te nxirren ne veçanti nga deputetet Lidhjes se Veriut.

Teksti i reformes ka mberritur ne parlament qe ne muajin dhjetor te vitit 2009, por u kundershtua me force dhe iu kthye mbrapsh komisioneve perkates per ta rishikuar ne menyre qe te arrihej nje marreveshje.

Neni i pare i tekstit te reformes ka te beje me femijet e emigranteve te lindur ne Itali. Ideja e re e propozuar ne Parlament eshte qe ata kane te drejte te marrin nenshtetesine italiane nese kane banuar pa nderprerje ne Itali deri ne moshen madhore, te kene perfunduar arsimin e detyruar dhe me pas kane nje vit kohe qe te vendosin nese duan te behen me pasaporte italiane. Ndersa per prinderit e tyre nuk parashikohet asnje lehtesim:perveç dhjete vjeteve qe duhet te kene jetuar ne Itali, ata duhet te deshmojne se kane kryer nje ecuri shtetesie, qe perfaqesohet nga njohja e pergjithshme e historise dhe kultures italiane, nga pervetesimi i kushtetutes dhe aftesia per te deshmuar nje integrim te vertete social.   

Pra per ta thene me fjalet e Gianfranco Finit, njeri prej hartuesve te ligjit te rrepte aktual mbi emigracionin, dhenia e nenshtetesise nuk duhet te lidhet thjesht me rrjedhjen e kohes, por me mbeshtetjen dhe pranimin e vlerave tona.

Top Channel