Iran, varen 6 persona për trafik droge

08/05/2010 10:55

Në Iran gjashtë persona të dënuar me vdekje për trafik droge janë varur mëngjesin e sotëm në një burg në perëndim të Teheranit.

Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare iraniane “IRNA”.

Ndërkohë, sipas një studimi të bërë nga agjencia “AFP”, bazuar në informacionet e publikuara në shtypin iranian, ka arritur në 56 numri i ekzekutimeve të kryera që nga fillimi i vitit. Në vitin 2009 numri i të dënuarëve me vdekje ka qenë 270.

Top Channel