Britani, Clegg shqyrton ofertën e Cameron

08/05/2010 11:30

Lideri liberaldemokrat Nick Clegg do të zhvillojë një bisedim me deputetët e partisë së tij lidhur me ofertën për ndarjen e pushtetit të bërë nga konservatorët.

Këta të fundit fituan shumicën e vendeve në Parlament, por jo aq sa të formonin qeverinë, duke u detyruar të kërkojnë mbështetje tek partia e tretë më e madhe.

Ndërkohë, kryeministri në ikje Gordon Brown vazhdon të qëndrojë në Downing Street dhe ka deklaruar se respekton të drejtën e zotit Clegg për të mbajtur bisedime me David Cameron.

Por nëse bisedimet dështojnë ai sugjeroi se laburistët mund të bëjnë një marrëveshje me liberaldemokratët.

Top Channel