Nafta prek ishujt Cendeler në Luiziana

07/05/2010 10:40

Nafta që vazhdon të rrjedhë në Gjirin e Meksikës ka filluar të lagë bregun në zinxhirin e ishujve të Luizianës.

Pelikanë dhe lloje të tjera zogjsh të mbuluar me naftë janë gjetur në ishulljt e pabanuar Cendeler, të cilët njihen për faunën e zhvilluar.

Një agjenci federale për detin ka deklaruar se nafta në këta ishuj është përhapur gjithëandej.

Ndërkohë, më herët punëtorët filluan të ulnin një tub gjigand në platformën e shpërthyer, për të ndaluar derdhjen e mëtejshme të naftës.

Nëndetëse të vogla të pilotuara në distancë po përdoren për të ulur tubin që peshon 90 tonelata, në një operacion që pritet të zgjasë dy ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA