“Korrupsioni”, Rama: Vështirë të penalizosh zyrtarët

07/05/2010 16:20

Në njëvjetorin e ngritjes së Njësisë së Përbashket Hetimore Prokurorja e Përgjithshme pranon vështirësitë që hasen në hetimin e krimit të korrupsionit të zyrtarëve dhe hetimin e pastrimit të parave në Shqipëri. Por zonja Ina Rama theksoi se bëhet fjalë për një sfidë. (UPDATE)

“Të gjithë e dimë se ndërtimi i një procesi ndaj një zyrtari apo biznesi është një proces jo i lehtë për shkak të peshës së personave të prekur në këtë proces. Po kaq i vështirë na ka rezultuar edhe gjykimi i kësaj vepre. Kjo është një sfidë. Ne e kemi mësuar, e kemi aspiruar si individë, nuk mund të kthehet në një iluzion dështakesh, nuk mund ta pranojme asnjëherë”, u shpreh Rama.

Si pjese e Njësisë së Përbashkët për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Ekonomiko-Financia ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se pavaresisht shifrave te mira dhe angazhimit duhet te kete bashkëpunim me te mire mes institucioneve.

Zoti Bode iu referua shifrave duke thene se per 2009 Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe pastrimit te parave ka referuar ne prokurori 194 raste te dyshimta per pastrim parash, ndersa jane bllokuar disa milione euro

Po keshtu pjese e kesaj njesie jane edhe doganat  te cilat i kane derguar organit te akuzes per hetim 166 raste, ndersa tatimet 26 raste per krimet tatimore.

Top Channel