Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Mbi 80 të rinj u arrestuan në Teheran për pjesëmarrje në një koncert muzikor të jashtëligjshëm si dhe për konsumim pijesh alkoolike.
Ashtu si në filmin e Bahman Gobadid, “Macet persiane” të rinjtë u ndaluan pasi ishin pjesëmarrës në një koncert me muzikë “perëndimore”.
Që të gjithë të ndaluarit u prangosën prej policisë së ruajtjes së moralit dhe në vendngjarje, siç njoftojnë autoritetet iraniane janë gjetur shishe alkooli.
Konsumimi i alkoolit përbën vepër penale në Iran. Pije të tilla futen në vend nëpërmjet rrugëve klandestine, madje në disa raste trafikantët e tyre kanë marrë dënimn kapital, që është dënimi me varje.
Top Channel