Cameron: Do ngre një qeveri të fortë

07/05/2010 13:10

Lideri i konservatorëve në Mbretërinë e Bashkuar, David Cameron, i cili doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme, ka premtuar se do të ndërtojë një qeveri të fortë.

Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga partia Konservatore bëhet e ditur se në orën 15:30 Cameron do të mbajë një konferencë ku do të ilustrojë planin për formimin e qeverisë.

Ndërkohë, edhe kryeministri në ikje Gordon Brown ka deklaruar se do të japë kontributin e tij që Britania të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme.

Top Channel