Alarm në Nju Jork, evakuohet Times Square

07/05/2010 20:05

Alarm i ri terrorist në Nju Jork, ku autoritetet kanë mbyllur sërish zonën e Times Square.

Shkak është bërë një pako e dyshimtë të gjetur pranë Hotel Marriott Marquis, në një distancë të vogël nga vendi ku u gjet një autobombë pak ditë më parë.

Dhjetra makina të policisë janë mbledhur në zonë dhe kanë evakuuar zonën.

Top Channel