Nxënësit ndihmojnë nxënësit

05/05/2010 08:50

Nxënësit e një shkolle publike në periferi të qytetit të Durrësit kanë marrë vëmendjen e bashkëmoshatarëve të tyre që mësojnë në një nga kolegjet jopublike.

Ndihma të ndryshme ne mjete shkollore dhe libra të mbledhura nga nxënesit e kolegjit “Turgut Ozal” u janë dhënë nxënësve të shkollës 9-vjecare “Met Hasa” të Porto Romanos, një nga zonat me më shumë probleme dhe e populluar kryesisht nga familje të ardhura nga rrethe të ndryshme të vendit.

Një nder nismëtarët e këtij dhurimi në ndihmë të fëmijëve që vijnë nga familje në nevojë, ka qënë e bija e deputetit të zonës dhe njëkohësisht ministrit te Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferrit, i cili i është bashkuar kësaj nisme duke vlerësuar mesazhin domethënës që ajo përcjell.

Top Channel