Gjykata shpall të pafajshëm ish-ambasadorin Tarifa

05/05/2010 15:30

Dy vjet pasi gjykatat shpallen vendimin për ish-ambasadorin  Fatos Tarifa kete te merkure Gjykata e Larte rrëzoi këto vendime duke pushuar cështjen me arsyetimin se gjykimi ndaj ish diplomatit nuk duhej të kishte nisur fare.

Kolegji i Gjykates se Larte me relator gjykatesin Gani Dizdari rrezoi pretendimin e Prokurorise se Përgjithshme se ish- ambasadori yne në Uashington, Fatos Tarifa i ka shkaktuar shtetit shqiptar nje dem prej 143 mije dollare amerikane duke e shpallur te pafajshem. Ne seancë ishte i pranishem edhe ish-diplomati Fatos Tarifa se bashku me avokatin Maksim Haxhia. Mbrojtja i tha Kolegjit Penal se pergjegjesia ligjore nuk mund te binte mbi Tarifen por mbi punonjesit e tjere te cilet kryejne edhe kontrollin e financave te ambasades. Tarifa ishte shpallur fajtor nga dy gjykata  dhe ishte denuar me nje gjobe 400 mije leke, pasi sipas prokurorise ish-diplomati gjate ushtrimit te detyres se tij kishte vepruar ne kundershtim me ligjin ne likujdimet e pagesave pa fatura fiskale dhe mos justifikimin e pagesave te bera.

Vendimet e dy Gjykatave te Shkalles se Pare dhe te dyte dhe qendrimin e prokurorise Gjykata e Larte i hodhi poshte me argumentimin se gjykimi nuk duhet te kishte nisur fare ndaj ish-diplomatit te njohur. Ishte Kontrolli i Larte i Shtetit i cili ne raportin e vet derguar Prokurorise konstatoi te pajustifikuara shpenzimet e tarifes pergjate viteve 2005-2005 ne ambasaden shqiptare ne Uashington.

Top Channel