Durrës, plagos fqinjin, vret veten

03/05/2010 16:00

Një person i ka dhënë fund jetës në Durrës, pas një konflikti me fqinjin e tij, mbi të cilin e plagosi me armë zjarri.

Muhamet Dushku 55 vjec qëlloi mbi fqinjin e tij Aleksandër Zaimi, duke e plagosur rëndë në trup. Duke menduar se e ka ekzekutuar me vdekje personin tjeter, Dushku i ka dhënë fund jetës së tij me nje plumb ne koke.

Aktualisht Zaimi ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spital dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën.

Grindja e armatosur, e cila ndodhi në zonën e ish-Kënetës në qytetin bregdetar ishte pasoje e një konflikti të hershëm që ekzistonte mes dy familjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA