Turqi, rebelët kurdë vrasin 4 ushtarë

01/05/2010 09:55

Katër ushtarakë turq kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi të rebelëve kurdë ndaj një kazerme të xhandarmërisë, në lindje të vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet turke, sipas të cilave sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Nazimijes.

Sipas të njëjtave burime, nga sulmi shtatë ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

Top Channel