Shpallet fajtor hakeri i Sarah Palin

01/05/2010 16:00

Një juri e Tennessee e ka konsideruar fajtor studentin që në 2008-ën dhunoi postën elektronike të Sarah Palin.

David Kernell, 22 vjeç, është shpallur fajtor për pengim të drejtësisë, akses të paautorizuar në një faqe interneti dhe shkelje të privatësisë.

Vetëm për akuzën e pengimit të drejtësisë ai rrezikon deri në 20 vjet burg.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2008-ës, kur Palin ishtë në garë si zëvendëspresidente.

Top Channel