Pakistan, shpërthim në Luginën e Suotit

01/05/2010 10:55

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Luginën e Suotit, në Pakistan.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, nga shpërthimi dy persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burimet saktësojnë se shpërthimi ndodhi në një treg të populluar dhe ka qenë vepër e një kamikazi.

Autoritetet ushtarake vendase dhe ndërkombëtare kanë njoftuar rikthimin e talebanëve në Luginën e Suotit, pas rritjes së numrit të vrasjeve.

Top Channel