Obama: Ndal fondeve të ndërmarrjeve për zgjedhjet

01/05/2010 16:00

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar kongresit të aprovojë një reformë që të kufizojë mundësinë që ndërmarrjet të influencojnë fushatat elektorale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se rrezikohet “blerja nga ana e ndërmarrjeve të zgjedhjeve tona”.

Reagimi i tij ka ardhur pasi parlamentarët demokratë kanë paraqitur një ligj për të kufizuar impaktin e një vendimi të Gjykatës së Lartë që u jep mundësinë ndërmarrjeve, sindikatave apo grupeve të tjera të shpenzojnë shifra të pakufijshme në fushatat politike.

Top Channel