Itali, vritet me thikë 30 vjeçari shqiptar

01/05/2010 03:45

Pas rastit të dhunës çnjerëzore ndaj emigrantit shqiptar në Kretë të Greqi, një tjetër rast dhune me pasoja tragjike regjistrohet ndaj emigrantëve shqiptarë, këtë radhë në fqinjin perëndimor, Itali.

Në Milano të Italisë autoritetet vendase njoftojnë se një shqiptar është goditur disa herë me thikë në rrugën “Torricelli” të kryeqendrës lombarde.

Shqiptari 30 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, vdiq në spitalin e San Paolos si pasoje e marrjes së një plage në zemër, plagë kjo e marrë nga arma e ftohtë

Nuk dihet autori apo autorët dhe as motivet që çuan në fundin tragjik të 30 vjeçarit shqiptar, ndërkohë që autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel