Iran, opozita: Nuk duam të përmbysim regjimin

01/05/2010 18:45

Opozita iraniane nuk ka ndërmend të përmbysë presidentin Mahmoud Ahmadinejad.

Kështu është shprehur një prej krerëve të opozitës iraniane, Mehdi Karubi, sipas një shkrimi të një mediaje të opozitës.

“Nuk jemi persona që duam të përmbysim regjimin”, është shprehur Karubi.

“Unë dhe Mussavi kemi marrë poste me përgjegjësi, por nuk konsiderohemi si pronar të regjimit, vetëm ushtarë të revolucionit dhe republikës islamike”, ka shtuar ai.

Top Channel