Blushi dhe Islami morën pjesë në protestë

01/05/2010 08:15

Protesta e djeshme e opozitës ka ofruar një panoramë politike bashkuese, imazhi i fortë  politik i së cilës ka lënë në hije ndasitë që janë bërë pjesë e ditës në selinë rozë.

Deputetët anëtarë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Arben Malaj, kanë qenë dje prezentë në tubimin masiv të organizuar nga opozita, duke u bërë pjesë aktive e vendimeve politike të shumicës në këtë formacion politik.

Një Lëvizje për Mendimin Ndryshe dhe ende jo një Lëvizje për veprimin ndryshe; kështu do të mund të karakterizohet qëndrimi i LMN-së, që po e sheh veten të përfshirë në vorbullën e përgjithshme të ngjarjeve politike që e kanë vendosur opozitën përballë qeverisë së Sali Berishës.

Deputetët Islami dhe Blushi kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen e improvizuar të grupit parlamentar, nga i cili ka dalë edhe vendimi për aktivizimin e alternativës së grevës së urisë.

Kronika e tubimit ka ofruar dje ndër të tjerra edhe elementë emocionalë të komunikimit mes deputetëve të LMN-së dhe pjesës tjetër që mbështet pa rezerva skenarin aktual.

Top Channel