Kinë, sulmohet jetimorja, plagosen 28 fëmijë

29/04/2010 08:00

Sulmi i radhës nga një i çekuilibruar ndaj fëmijëve të një jetimoreje kineze.

Një person i armatosur me një thikë ka sulmuar një jetimore të Taixing, në Kinën lindore.

Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur 28 fëmijë dhe 3 të rritur.

Pesë nga të vegjëlit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel