Europol: Bien atentatet terroriste në BE

28/04/2010 18:50

Europol ka deklaruar se atentatet terroriste në Evropë kanë pësruar një rënie domethënëse.

Sipas agjencisë së sigurisë së BE-së, në vitin 2009 ka pasur 294 atentate me një rënie prej 33 përqind krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me të gjitha vendet anëtare të BE, me përjashtim të Britanisë së Madhe.

Shumica e sulmeve terroriste është kryer nga grupe separatiste si ETA në Spanjë dhe Fronti i Clirimit Kombëtar në Francë.

Top Channel