PS: Investimet, korruptive

22/04/2010 15:35

Partia Socialiste e quajti qeverinë e drejtuar nga kryeministri Berisha, si kabinetin e mashtrimeve të medha dhe korrupsionit që ka hedhur rrënjë në cdo sektor kyc për ekonominë e vendit.

“Rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro, por sot as Saliu as Luli e as Koli nuk marrin mundimin t’u tregojnë shqiptarëve përse tuneli i Kalimashit që është shembur më shumë herë se sa është inauguruar nga Saliu, ende nuk është hapur.  100 milion eurot e marra borxh për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, sot na rezultojnë të jenë para të hedhura në plehra, por as Saliu e as ministrat e tij nuk marrin mundimin t’ u shpjegojnë shqiptarëve se kush ishte ajo mendje e ndritur në qeveri që shpenzoi 100 milion dollarë për një investim të tillë pa kryer më parë studimin e fizibilitetit”, u shpreh deputeti socialist, Taulant Balla.

Sipas tij, të gjitha këto borxhe të marra nga qeveria do t’i paguajnë shqiptarët, te cilet moren si dhurate me fillimin e vitit te ri 2010 rritjen e cmimit te energjise, ujit e ushqimeve.

“Shqipëria duhet të clirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithcka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë. Edhe 8 ditë na ndajnë nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e clirimit të zgjidhjeve për shqiptarët”, u shpreh Balla.

Top Channel