Kuvend, deputetët e PD akuza Ramës

22/04/2010 18:25

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur pasditen e sotme punimet pa praninë e opozitës, e cila e kishte paralajmëruar disa ditë më parë bojkotin e saj.

Fjalën e kanë marrë deputetët e mazhorancës, të cilët kanë përdorur një fjalor të ashpër ndaj kryetarit të PS Edi Rama.

Deputetja e PD, Mesila Doda e ka cilësuar liderin e opozitës si të sëmurë mendërisht.

“Zoti Rama, është dëshira jotë e cmendur për pushtet. Është mendja jote e sëmurë që kërkon dhunë. Një popull i përcarë është një popull i humbur. Ky është mesazhi për zotin Rama dhe për atë që ai e quan populli opozitar”, ka deklaruar Dode.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Flamur Noka, i cili po ashtu ka hedhur një seri akuzash ndaj Ramës lidhur më qendrimin e tij për sheshin “Skëndërbej”.

Top Channel