Vizat, fitoret dhe humbjet

15/04/2010 20:00

Liberalizimi i shumëpritur i vizave do të ketë impakte të shumëfishta në ekonomi. Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe njëkohësisht pedagog i lëndës së integrimit, liston disa  prej përfitimeve të menjëhërshme. “Janë kostot.

Rasti i Maqedonisë është llogaritur që qytetarët të paguajnë 10 milionë euro për vizat. Gjithashtu, shqiptarët do të kërkojnëë të arsimohen jashtë shtetit”, deklaron Malaj.

Ndërsa Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Europiane, thotë se nga liberalizimi do të përfitojnë edhe bizneset.

“Sipërmarrësit, të vegjel ose të mesëm, që kanë pasur mundesi të kufizuara për të vendosur raporte me jashtë, do të kenë mundësi lëvizjeje”, shprehet Gjipali.

Por liria për të lëvizur vec përfitimeve mund të shoqërohet edhe me kosto. Malaj thotë se ekonomia mund të përballet me varfërim të kapitalit njërëzor si pasojë e largimit të punonjësve të mirëarsimuar.

“Mund të jetë një fluks në rritje nga zonat më të varfëra të vendit. Zonat e varfëra dhe ku ka emigracion do të përfitojnë nga lëvizja e lire. Gjithashtu, në tregun evropian do të ketë kërkesë për shqiptarët e mirëarsimuar”, sqaron Malaj.

Liria për të lëvizur, një nga katër të drejtat themelore mbi të cilat u krijua Bashkimi Europian, shqiptarëve u është mohuar prej dekadash, për shkak të izolimit shumëvjeccar dhe tranzicionit të stërzgjatur që pasoi atë.

Top Channel